Kongresi i Manastirit 1908

Kongresi i Manastirit

Kongresi i Manastirit i filloi punimet ne qytetin e Manastirit (sot Bitola), më 14 nëntor 1908 dhe vazhdoi deri më 22 nëntor

Kongresi kishte 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 23 qytete, shoqëri dhe klube.

Kongresi kishte 18 delegatë të tjerë, pa të drejtë vote.
Alfabetet e propozuara:

Alfabeti i Stambollit

Alfabeti i Shoqërisë Agimi

Alfabeti Shoqërisë Bashkimi
Rezultatet e votimeve për komisionin e hartimit të alfabetit ishin këto:

Kryetar i komisionit: Gjergj Fishta

Nënkryetar: Mit’hat Frashëri

Sekretar: Luigj Gurakuqi

Anëtarë: 1.Ndre Mjeda, 2.Bajo Topulli, 3.Sotir Peci, 4.Gjergj Qiriazi, 5.Shahin Kolonja…

Komisioni i  kongresit te manastirit

Kryesia e Kongresit te Manastirit
Pjesëmarrësi, funksioni dhe shënime

Gjergj Fishta – Kryetar i Komisionit

Mit’hat Frashëri – Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit

Ndre Mjeda – Anëtar i Komisionit

Parashqevi Qiriazi – Sekretare e Komisionit për abcenë

Grigori Cilka – Nënkryetar

Luigj Gurakuqi – Nënkryetar i Kongresit

Hilë Mosi – Sekretar i Kongresit për shqipen

Thoma Avrami – Sekretar i Kongresit për shqipen

Fehim Zavalani – Fjala Hyrse (Kryetar i klubit “Bashkimi” të Manastirit)

Nyzhet Vrioni – Sekretar i Kongresit për turqishten

Fineas Kenedi – Vëzhguese e Kongresit

Bajo Topulli – Anëtar i Komisionit

Sotir Peci – Anëtar i Komisionit

Gjergj Qiriazi – Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit

Shahin Kolonja – Anëtar i Komisionit

Dhimiter Buda – Anëtar i Komisionit

Mihal Grameno – Përfaqsues nga Klubi i Korçës

Gligor Cilka – Përfaqsues nga Klubi i Korçës

Sami Pojani – Përfaqsues nga Klubi i Korçës

Thoma Avrami – Përfaqsues nga Klubi i Korçës

Filomena A. Bonati – Shoqëruese e përfaqsuesve nga Klubi i Korçës

nenshkrime

Vendimi i Alfabetit dhe Firmataret
Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.
Mit’hat Frashëri – rrëfen personazhet e Kongresit të Manastirit
(14-22 Nëntor 1908)
Kongres’i Abeces u mbajt në Manastir më 1 e gjer më 10 të Vjeshtës’ së tretë 1908. Kishinë marrë pjesë 32 delegatë t’ardhurë nga 22 shoqëri dhe qytete… Fytyrat që po botojmë në këtë numër rrëfejnë, i pari Kongresin, i dyti Komisionin e Abecesë:

Në fytyrë të parë shohim këta veta:

Kongresi i Manastirit 1908

Kongresi i Manastirit-1908
1.Mit’hat Frashëri (Lumo Skëndo) delegat i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës; kryetar i zgjedhur i Kongresit; dreqtonjës i së përkohëshmes s’ënë dhe i gazetës Lirija.

2.Gjergj Fishta, delegat’i Shoqërisë Bashkimi në Shkodrë; auktor i Lahut’ e Malcisë, Anzat e Parnasit dhe të tjera libra e vjersha; dreqtonjës i një shkolle shqipe në Shkodrë.

3.Emzot Kaçorri, delegat’i Durrësit dhe ndihmës i arqipeshkut të këti qyteti.

4.Dom Nre Mjeda, delegat’i shoqërisë Agim në Shkodrë, kryetar i kësaj shoqërije dhe auktor i librave shkollare të kësaj shoqërije; vjershëtor.

5.G. D. Qiriaz Manastiri, delegat i Manastirit, nënkryetar i Kongresit dhe auktor i Hristomathi.

6.Fehim be Zavalani, delegat’i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit.

7.Dimitri Mole, delegat’ i Filibesë

8.Nyzhet Vrioni, delegat’i Beratit.

9.Rrok Berisha Gjakova, delegat’i Shkupit

10.Bajo Topulli Gjirokastra, delegat’i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë.

11.Thoma Abrami, delegat’i Korçësë, dreqtonjës i së përkohëshmes “Besa” që ka dalë në Kairo

12.Sotir Peci – Dardha, delegat i shqiptarëvet n’Amerikë dhe të Bukureshtit, dreqtonjës i gazetës Kombi në Boston.

13.Luigji Gurakuqi – Shkodra, delegat’i këtij qyteti; auktor dhe vjershëtor nën pseudonimin Lek Gruda.

14.Shahin Kolonja, delegat’i Kolonjës; dreqtonjës i gazetës Drita që dilte në Sofje; depytet i Korçës.

15.Ahil Eftim – Korça, delegat i Kostancës

16.Adham Shkaba – Statobërdha, delegat i Sofjes.

17.Dimitri Buda – Elbasani, delegat i këti qyteti

18.Matea (Mati) Logoreci – Shkodra, delegat i shoqëris Agimi i këtij qyteti

19.Azis, delegat i Starovës

20.Shevqet Frashëri, delegat’i Korçës,

21.Simeon Shuteriqi – Elbasani, delegat i këtij qyteti dhe shkronjës i klubit t’Elbasanit

22.Leonidha Naçi – Korça, delegat’i Vlorës.

23.Zejnel Glina, delegat’ i Leskoviqit

24.Sami Pojani, delegat’ i Korçës, dreqtonjës i gazetës Korça.

25.Refik Toptani, delegat’i Tiranës.

26.Mihal Grameno, delegat’ i Korçës, luftëtar i lirisë auktori dhe vjershëtor’ i Vdekj’ e Piros dhe Mallkim i gjuhës shqipe.

Burri q’është në mes të zotit R. Toptani dhe zotit M. Grameno është Çeço Topulli, luftëtar i lirisë. Më të mëngër të Gramenos është Muhtari nga shokët e Çeços, dhe më të mëngër të Muhtarit është kavas’i klubit të Manastirit. Më të mëngër të zotit Ahil Eftim është Xhelal Be Poda, dhe ay q’është në mes te zotërinjët Simeon Shutiriqi dhe Zejnel Glina është zoti Selman nga Elbasani. Në këtë fytyrë të delegatëve mungojnë: Zotërinjtë Hil Mosi, delegat’ i Shkodrës. G. Cilka delegat’ i Korçës; Hafez Ibrahimi dhe Emin Beu, delegatët e Shkupit; Rauf Beu delegat’ i Gjinokastrës dhe Selaheddin Beu nga Prizreni, delegat i Manastirit

Burimi:http://shqiperiaebashkuar.info/2015/11/kongresi-i-manastirit-14-22-nentor-1908/

Regulla të gjuhës standarde shqipe

Rreshtore shqip

Gjëra të çuditshme i ndodhin shqipes; të tilla që edhe deskriptivisti më liberal detyrohet të dorëzohet dhe të thotë: nuk shkoj dot më tutje.

Të marrim, bie fjala, rendin e fjalëve në fjali. Shqipja nuk e ka këtë aq të shtangët sa gjuhë të tjera analitike, meqë nuk ka nevojë, stricto sensu, ta përdorë rendin e fjalëve për të shprehur funksionet gramatikore (si anglishtja, që e dallon kryefjalën nga kundrina nëpërmjet pozicionit, përkatësisht majtas ose djathtas kallzuesit).

Megjithatë, ca rregulla i ka edhe shqipja; për shembull, më dhemb koka ka kuptim tjetër nga koka më dhemb; m’u lodh dora duke shkruar tingëllon mirë, ndërsa dora duke shkruar m’u lodh dëgjohet si e nxjerrë nga ndonjë poemë elegjiake e fundshekullit XIX. Pa folur pastaj që *m’u shkruar dora lodh nuk është shqip.

Gjithsesi, hap tani gazetën dhe ndesh në këtë kryetitull:


Dhe e ndiej që ka diçka që nuk shkon, siç e ndien se është prishur qumështi në frigorifer pas gllënjkës së tretë ose të katërt direkt nga shishja ose kartoni.

Dhe kjo diçka ka të bëjë me rendin e fjalëve.

Zakonisht, në fjalitë pyetëse që kërkojnë informacion për gjymtyrë të veçanta të fjalive, të njohura edhe si W-pyetje (nga anglishtja W-questions, khs. gjermanishtErgänzungsfrage ose Satzgliedfrage), ose, për ta thënë më thjesht, që nisin me një përemër pyetës ose ndajfolje pyetëse (kush, si, pse, sa, kur, ku, etj.), fjala pyetëse ndiqet në shqip nga kallzuesi (folja). Për shembull:

Kur erdhi babi?
(
dhe jo: Kur babi erdhi?)

Me kë ishte takuar Gimi në klub?
(
dhe jo: Me kë Gimi ishte takuar në klub?)

Ku e ka parkuar Astra makinën?
(
dhe jo: Ku Astra e ka parkuar makinën?)

Si kishte kaluar Ina në Bohemi?
(
dhe jo: Si Ina kishte kaluar në Bohemi?)

Sa kushton ky libër?
(
dhe jo: Sa ky libër kushton?)

Përkundrazi, pyetja e kryetitullit: Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri, e shpërfill këtë rregull, meqë normalisht duhej të ishte: Pse nuk vijnë turistët e huaj në Shqipëri?, ose Pse nuk vijnë në Shqipëri turistët e huaj?

Dhe cila do të ishte arsyeja e një kundravajtjeje të tillë? (Ose më mirë, Cila arsyeja do të ishte e një kundravajtjeje të tillë?)

Le të krahasohen përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme:

Kur mbërrin avioni?
Në shtatë. (Avioni mbërrin në shtatë.)

Pse nuk ka shkuar Titi në shkollë sot?
Sepse kishte temperaturë. (Titi nuk ka shkuar në shkollë sepse kishte temperaturë.)

Pyetjes që nis me ndajfoljen pse i përgjigjemi zakonisht me një fjali të varur, jo me një kundrinor ose rrethanor çfarëdo, siç ndodh me pyetjet e tjera të kësaj kategorie.

Që këtej, mund të kalohet nga rendi i fjalëve të fjalisë kryesore në përgjigjen hipotetike me fjali të varur, te rendi i fjalëve, i pazakonshëm, i pyetjes me pse.

Nga përgjigjja hipotetike:

Turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri sepse gjejnë kushte më të mira në vendet fqinje.

Kalohet në pyetjen:

Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

Ky do të ishte një shpjegim, si të thuash, gramatikor.

Ndërkohë, po ta analizojmë dukurinë nga pikëpamja pragmatike, do të shihnim, para së gjithash, se problemi i rendit të fjalëve në pyetje të tilla ndeshet edhe me ndërtime si më poshtë:

Si shpjegohet që turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?
Nga e more vesh ti që turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?
Sa e vërtetë është që turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

Vëreni se në ndërtime të tilla, pjesa turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri shfaqet si pjesë teksti e cituar, ose si ligjëratë e zhdrejtë; me fjalë të tjera, si diçka që e ka thënë ose konstatuar dikush tjetër dhe që rifutet në diskurs në mënyrë modulare, ose pa u prekur në strukturë.

Të pyesësh Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri? duhet interpretuar si vijon: dikush (një burim informacioni çfarëdo) ka thënë: ”turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri”, dhe ti tani do të dish arsyen pse është thënë kjo, ose edhe arsyen pse ndodh kështu.

Fjalitë e mëposhtme:

(1) Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?
(2) Pse nuk vijnë turistët e huaj në Shqipëri?

Dallojnë mes tyre edhe ngaqë fjalia (1) i referohet një thënieje të dikujt, ndërsa fjalia (2), normalisht, një konstatimi të vetë folësit (ose subjektit të thëniezimit).

Që kjo dukuri, edhe pse e shpjegueshme, nuk përligjet dot, na e konfirmojnë shembujt me fjali të shkurtra, të zakonshme:

Pse nuk vjen më Dori për drekë?
(dhe jo: Pse Dori nuk vjen më për drekë?)

Pse nuk pyet njeri për rregullën e treshit?
(dhe jo: Pse njeri nuk pyet për rregullën e treshit?)

Pse mban këtë erë djathi?
(dhe jo: Pse djathi mban këtë erë?)

Praktikisht, ndërtime të tipit Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri? janë manierizma (ose nga ato që i quajnë, në anglishte, affectations); nuk kanë ndonjë arsye të fortë për t’u përdorur, përveçse për të tërhequr vëmendjen ndaj autorit, kur përftohen rishtazi. Çështja është se struktura të tilla kalojnë nga teksti në tekst duke u imituar nga folës të ndryshëm, të cilët herët a vonë do t’i interpretojnë si karakteristike për ligjëratën e shkruar.

Kësisoj, një palo manierizëm do të përfundojë i dekoruar, për merita në pasurimin stilistik të shqipes.

Burimi:Galaktike poetike